Albspirit

Media/News/Publishing

Dëmtime kriminale mbi kishën e “Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit

Ark.Restaurator Reshat Gega

Një shkatërrim vlerash dhe elementesh autentik është duke u aplikuar nga autorët e punimeve “restauruese”, supervizuar dhe drejtuar nga Prof. P.Thomo, në njërin nga monumentet më të vyer të periudhës bizantine, në Shqipëri e më gjërë. Kjo që po ndodh në këtë monument brilant e të pamat në pikëpamje të vlerave arkitektonike, artistike dhe historike, është e paralajmëruar nga unë duke dhënë një oponencë teknike që në momentin kur gatuhej e aprovohej projekti i ndërhyrjeve, si nga KSH i IMK-së drejtuar nga znj. Dollani ashtu edhe nga KKR-ja, e drejtuar nga Ministrja, Znj. Kumbaro. Injorimi total i studimit dhe më pas i oponencës teknike, më lanë të kuptoja se kisha të bëja me një grup aktorësh të cilët kishin vendosur të vazhdonin me arrogancë e njëherazi me injorancë, për të mos thënë ligësi drejt konkretizimit të gafave që projekti përmbante.

Me të drejtën e moralit profesional dhe atij qytetar, unë insistova për të zgjuar sado pak vëmëndjen dhe ndjeshmërinë ndaj dëmeve që parashikoheshin me projektin në fjalë por, për fatin e keq të monumentit nuk u bë e mundur që të ndalej sakatosja e Kishës së Shën Mërisë në Labovën e Kryqit. Gjithnji i bindur për dëmet që ishin projektuar të vinin mbi monumentin në fjalë, kam mgulur këmbë e kam shkuar deri në ndjekje të kësaj historie në rrugë ligjore por, sikundër është tashmë e njohur kjo rrugë ka problemet e veta dhe ka vonuar në futjen në lëvizje të organeve përkatëse. Aktualisht jemi në një situatë kur po shpërfaqen “bukuritë” e metodës antivlerë të prishje-ribërjes.

Si pasojë kemi ardhur në gjymtime dhe humbje të substancës materiale, arkitekturore, artistike dhe historike të monumentit duke krijuar një gjëndje fallco e duke bërë që përfundimisht të zhduken gjurmët dhe patina historike e tij. E pa pranueshme kjo nga kriteret e restaurimit dhe e denueshme si krim ndaj vlerave kulturore. Kjo që po ndodh në Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit i takonë të futet në listën e zezë të rasteve kur të ashtuquajturit institucone dhe persona që janë në detyrën për të kuruar e restauruar, për shkak të papërgjegjshmërisë, injorancës dhe interesave jo profesionale dhe kombëtare, shkatërrojnë dhe shpërfytyrojnë monumentet, i cveshin ato nga elementet autentik, zhdukin historinë dhe gjurmët që flasin për evolucionin dhe jetën mijra vjecare të tyre dhe pamundësojnë në mënyrë absolute studimin me metodat e të ardhmes që do tu duhet të aplikojnë brezat në vijim. E tëra kjo masakër, me pasojë fallsifikimin dhe humbjen përfundimtare të përmbajtjes origjinale të monumentit, duke aplikuar teknikën idiote të prishjes e ribërjes të sipërfaqeve origjinale të fasadave dekorative në kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, në mënyrë groteske reklamohet dhe mbrohet nga aktorët dhe autorët e mësipër, si aritje dhe sukses në teknikën e restaurimit të monumenteve. Janë po të njëjtët aktor e autorë të cilët se kanë për gjë që të hedhin me dhjetra metra kub beton në themele e mure të monumentit duke përdhosur, shëmtuar dhe gjymtuar vlerat dhe duke i hapur rrugën vdekjes, qoftë edhe pjesë pjesë të monumenteve tona kombëtare, të gjinive e tipeve të ndryshme.

Në rast se për Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, veprimtarinë dëmtuese të vlerave monumentale ne patëm mundësinë ta perceptonim që në fazën e konceptimit të ndërhyrjeve dhe tani në zbatimin e tyre, të vërtetuara këto nga projekti dhe fotot e punimeve në objekt, për të tjerë raste nuk dihet se ku dhe në sa monumente ka hedhur rrënjët kjo praktikë shkatërrimtare, e reklamuar dhe “sheqerosur” si një punë e cila i bënë monumentet shumë më të “bukur” nga ci kishin menduar edhe ndërtuesit apo projektuesit në origjinën e tyre.

Për të kuptuar situatën tejet alarmante që po ridekklarojë në lidhje me konceptet dhe praktikën malinje që ka ndodhur dhe po ndodh mbi një monument brilant të kulturës bizantine, si Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, po prezantojmë më poshtë fotot nga punimet,(FB” Labova e Kryqit, dt 11.04.2017) foto këto të cilat fatmirësisht janë bërë publike në kuadrin e prapagandës së punës restauruese të “shkëlqyer”, punë kjo drejtuar nga personazhe të cilët meritojnë vërtet emertimin apo titullin “Kollosë” të shkatërimit të monumenteve.

Please follow and like us: