Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ nuk voton për afatet e regjistrimit të partive, Biba: Keni kohë deri më 29 Prill

KQZ nuk mori vendim për kërkesën e PS dhe LSI për të shtyrë datën e regjistrimit të partive dhe koalicioneve.

Denar Biba dhe 3 anëtarët e mazhorancës vlerësuan kërkesën e koalicionit qeverisës për t’i dhënë kohë opozitës.

Anëtarët e opozitës deklaruan se kjo kërkesë nuk mund të merret parasysh pasi është e pabazuar në ligj. Për rrjedhojë pati debate mes palëve gjatë mbledhjes.

Biba tha që përtej datës 29 Prill nuk mund të bëhen më manovra politike.

Ai ka theksuar se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, proces do të ketë, por këto zgjedhje nuk do të jenë të mirëfillta.

“Opozita është në çadër, dhe ne nuk bëjmë dot një vesh shurdh e një sy qorr. Pa opozitën do ketë proces, por jo zgjedhje të mirëfillta”, u shpreh kreu i KQZ.

Me këtë la të kuptohet, që afati i fundit për t’u regjistruar partitë, është data 29 Prill.

Ndërkohë më 2 maj KQZ ka afatin e fundit për të çuar për printim letrën e votimit.

Please follow and like us: