Albspirit

Media/News/Publishing

Një shekull pas revolucionit, shumica e rusëve thonë se Lenini ka luajtur rol pozitiv

Shumë rusë kanë shprehur mendim pozitiv për liderin e revolucionit bolshevik, Vladimir Lenin, se sa kishin pasur një dekadë më parë. Kështu thuhet në një sondazh të publikuar nga agjencia e pavarur, Levada.

Sondazhi, që u publikua më 19 prill, tregon se 56 për qind e rusëve besojnë se Lenini ka luajtur rol pozitiv në historinë e vendit, ndërkaq 22 për qind kanë thënë se ai ka pasur rol negativ.

Mendimi pozitiv për Leninin është rritur dukshëm vitet e fundit, dhe nëse krahasohet me një sondazh të vitit 2006, kjo rritje është për 40 përqind. Më 2006, 36 për qind e rusëve kishin deklaruar se Lenini ka luajtur rol negativ në historinë evendit.

Në sondazhin e Levada janë anketuar 1,600 persona në mbarë Rusinë.

Please follow and like us: