Albspirit

Media/News/Publishing

Presidencialet në Francë, të dielën raundi i parë. Ja kandidatët favoritë

Këtë të dielë rreth 47 milionë francezë janë thirrur të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në garë për Champs Elysees janë 11 kandidatë ndërsa presidenti aktual Francois Hollande nuk rikandidon.

Pas raundit të parë dy kandidatët më të votuar do të dalin në balotazh në 7 maj kur do të vendoset edhe presidenti i 11 i shtetit. E në balotazhin e 7 majit sipas sondazheve do të jenë për ballë kandidatja e Frontit Nacional Le Pen dhe kandidati i ‘En Marche’ Macron.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, dhe do të mund të votojnë të gjithë shtetasit mbi 18 vjec. Presidenti i zgjedhur do të udhëheq së bashku me kryeministrin dhe shumicën qeveritare e cila do të dalë pas zgjedhjeve politike te 18 qershorit.

Kreu i shtetit do të qëndrojë në krye të Champs Elysees për 5 vite.

Në raundin e parë të së dieles në garë janë 11 kandidatët e mëposhtëm:

Marine Le Pen nga Fronti Nacional, 48 vjec e cila është shquar për deklaratat e saj anti emigracion dhe një euroskeptike e vendosur. Madje ka premtuar se do të ndërmarrë një nismë që Franca të jetë jashtë BE.

Francois Fillon përfaqëson republikanët dhe la jashtë garës ish presidentin Nicolas Sarkozy. Ishte kryeministër i Francës në vitin 2007-2012. Fillon është akuzuar së fundmi për shpërdorimin e fondeve publike gjatë kohës së tij në pushtet. Ai ka mohuar këto akuza dhe nuk ka pranuar të tërhiqet nga gara.

Manuel Macron është kandidati i pavarur i En Marche i cili përflitet se do të jetë pasardhësi i Hollande. Macron, është ish-ministër i Ekonomisë. Verën e kaluar Macron ka lënë Partin Socialiste dhe ka filluar lëvizjen e tij politike. Macron partinë e tij nuk e quan si të djathtë por as si të majtë. Ai është duke kandiduar me një platformë që përfshin një-treg të lirë dhe pro-Evropës.

Kandidatë të tjerë janë socialisti Benoit Hamon, Jean Luc Melenchon politikan socialist,Philippe Poutoi kandidat i Partisë së re antikapitaliste,Jean Lassalle bashkiak i një fshati të vogël , Nicolas Dupant Aignan kandidat i të djathës së moderuar, Jacques Cheminade pjese e partisë Solidaritet dhe progres, Francois Asselineau, nga unionin popullor republican dhe kandidatja e fundit është Nathalie Arthaud e partisë Lutte Ouvriere.

Zgjedhjet presidenciale në Francë zhvillohen në një klimë jo vetëm të tensionuar politike përballë rritjes së forcave ekstemiste por edhe përballë një klime aspak të qetë sa i përket sigurisë.

Sulmet e fundit terroriste kanë shtuar gjendjen e emergjencës në vend ndërsa dhe vetë ministri i brendshëm francez Matthias Fekla deklaroi se siguria në vend është përforcuar në të gjithë vendin por risku për sulme terroriste vijon të mbetet i lartë. Ndërsa gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë një prezencë të lartë të forcave të sigurisë.

Please follow and like us: