Albspirit

Media/News/Publishing

Llalla: Procedura e asgjësimit të kanabisit do bëhet në prani të prokurorit

Nisur nga sasitë e shumta të kapura të drogës, si dhe akuzave se kanabisi i kapur nuk asgjesohet sipas rregullave, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se tashmë procedura e asgjësimit do të bëhet në prani të një prokurori. Në një takim të përbashket me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, Llalla pohoi se ka pasur raste të tilla abuzuese, që kanë marrë ndëshkime.

Në mënyrë të vazhdueshme është bërë publike se çdo ditë asgjësohen dhe sekuestrohen lëndë narkotike. Është detyrim ligjor i gjithsecilit prej nesh që të shoh këto raste dhe verifikojë dhe për t’i vendosur para përgjegjësisë ligjore shkelësit. Lënda narkotike do të asgjësohet në prani të prokurorit. Ju kërkoj se në të gjitha rastet kur ka dyshime që prova materiale asgjësohet në mënyrë të paligjshme do të nisin verifikimet dhe hetimet. Nëse kjo lëndë narkotike nuk asgjësohet siç duhet, shkelësit para përgjegjësisë. Kjo është e re që vjen në vendin tonë. Prokurorë të caktuar në shkelje të normave procedura kanë filluar të shpërdorojnë detyrën e tyre”, tha ai.

Please follow and like us: