Albspirit

Media/News/Publishing

Topi: Jam për president nga populli, por këtë herë s’ka kohë

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv ka komentuar ngërçin politik në vend, zgjedhjen e presidentit të ri si dhe koalicionin e mundshëm të forcës që ai drejton.

Topi u shpreh se  ai e ka mbështetur gjithmonë idenë e zgjedhjes së Presidentit nga populli, por sipas tij propozimi i Bashës është bërë në një moment që nuk ka kohë pasi kanë filluar procedurat për zgjedhjen e tij.

“Është shumë vonë për këtë ide, duhet të bëhej më herët. Jam një nga artikuluesit e parë që jam shprehur se Presidenti të  zgjidhet nga populli.  Basha e bën propozimin sot ndërkohë që ka një proces të zgjedhjes së presidentit, duhet një periudhë për të ndryshuar Kushtetutën për fushatën, pra atëherë kjo vlen për 5-vjeçarin e  ardhshëm, por unë do të isha në çdo kohë për Presidnet nga populli”, tha Topi.

Topi: S’kemi vendosur ende për koalicionin
Topi u shpreh se FRD është regjistruar në zgjedhje por prania në një koalicion nuk është vendosur ende.

“Jemi regjistruar në zgjedhje. Për  koalicion duhen 2 vullnete. Nuk ka pasur predispozicion që palët të futen në koalicione, por kjo nuk do të thotë që partitë të mos futen vetëm në zgjedhje. Por ky kod elektoral nuk garanton votim të qetë dhe nuk prodhon votë të merituar. Ne kërkojmë reformimin të Kodit Zgjedhor dhe nëse nuk e kemi është përgjegjësi i mazhorancës dhe opozitës. Nuk ka koalicione, të gjithë sot janë të vetëm në garë. Uroj që zgjedhjet të bëhen me kuadër të plotë. Duhet që në zgjedhje të marrin pjesë të gjitha partitë, por më parë duhet rregulluar Kodi Zgjedhor”, u shpreh Topi.

Please follow and like us: