Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: PËR SHQIPTARËT E MI

Për shumë njerëz është më e lehtë të vuajnë, se sa të ndryshojnë diçka.
Tek kjo kategori më së shumti bëjnë pjesë shqiptarët.
Shoh njerëz që nuk kanë forcë brenda vetes të zgjedhin realitetin që duan e ta ndërtojnë si ta duan, sepse tek e fundit kjo është mbrekullia e lirisë, tē zgjedhësh ngjyrat dhe ta pikturosh vetë jetën.
Shoh njerëz që nuk gjejnë forcën shpirtërore, të ndryshojnë realitetin që u imponojnë të tjerët . Shqiptarët çuditshëm përshtaten pa e dëshiruar gjendjen apo rrethanat.
Dhe çdo rrokapujë brenda nesh, që imponohet pa vullnetin shpirtëror, pasqyrohet tek çdo gjë jashtë nesh.
Ja pse në nënvetëdije gjithsecili prej nesh nuk pranon asgjë mbi çfarë i serviret për të jetuar këtu, nën këtë qeverisje.
Por ama kjo qeverisje e njeh më mirë se kushdo tjetër shqiptarin. Tek i cili vuajtia është ndjenja që përballon më lehtë përballë nevojës për ndryshim.

Mendojmë se jemi të lirë por jetojmë në iluzion optik për aq kohë sa nuk jemi në gjendje të ndërtojmë individualisht jetët tona, e jo më kolektivisht shtetin.

Gjithmonë jam përpjekur të jem rehat me veten duke revolucionarizuar jetesën.
Pa bujë a zhurmë kam zgjedhur të jetoj momentet e thjeshta me shpirt, ndërsa momentet e mëdha me ëndrra.
Të jesh vetvetia larg çdo lloj kompromisi ka qënë rruga e suksesit mbi të cilën kam ecur.
Nuk kam rendur kurrë të bëj jetën e të tjerëve, por kam zgjedh të privilegjoj duke ia zbukuruar dikujt jetën.

Please follow and like us: