Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Jo pazar me Presidentin

“Opozita as nuk kërkon dhe as nuk pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira e të ndershme me postin e Presidentit të Republikës. Presidenti, në konceptin e republikës së re, do të zgjidhet nga populli me votë direkte”.

Kështu u shpreh paraditen e së shtunës Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike. Nga çadra e protestës, Basha deklaroi se “Rama dhe Meta kanë heshtur për këtë propozim”.

“Në vend që të bashkoheshin me iniciativën tonë, kanë 24 orë që heshtin. Sepse në projektin e Edi Ramës, vetëm populli nuk figuron. Gjithçka për pushtetin dhe pasurinë e Edi Ramës dhe asgjë për qytetarët”, tha Basha.

Në lidhje me vetting-un, kreu i PD-së u shpreh: “Asnjë shtyrje për vetting-un. Menjëherë pas paktit kombëtar për qeverinë teknike, jemi gati për vetting-un dhe t’i hapim rrugë gjyqtarëve dhe prokurorëve të pavarur të bëjnë punën e tyre në bazë të ligjit dhe jo në bazë të Maliqit”.

Please follow and like us: