Albspirit

Media/News/Publishing

CEZ, PD padit Ramën, Gjiknurin, Ahmetajn, Shkëlqim Canin dhe avokaten e Shtetit

Çështja CEZ ka çuar dy forcat më të mëdha politike në vend të padisin njëra tjetrën në Prokurori. Kështu, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori për shpërdorim detyre kryeministrin Rama, ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, avokaten e Shtetit Alma Hiçka disa zyrtarë dhe 10 anëtarët e grupit negociator për marrëveshjen e mirëkuptimit me kompaninë çeke CEZ të nënshkruar në 23 qershor të vitit 2014. PD, përmes padisë dërguar Prokurorisë rendit provat e komisionit hetimor në lidhje me çeshtjen CEZ, sipas të cilave Qeveria Shqiptare e kishte paracaktuar arritjen e marrëveshjes me kompaninë çeke në dëm të shtetit shqiptar. Në padi thuhet se pagimi i 95 milionë eurove detyrime të paprovuara, dhe heqja dora nga detyrimi prej 650-800 milionë euro të dokumentuara dhe të pranuara më parë nga CEZ A.S janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme të kryeministrit dhe grupit të punës.

Please follow and like us: