Pogradecarja me 7 gjuhë të huaja që arriti deri në Harvard
Lindur në një qytet të vogël të Shqipërisë, pa një fax për të dërguar përkthimet, Eni Dervishi ëndërronte të shkonte në Harvard që e vogël. Tani praktikon shtatë gjuhë të huaja, merret me mësimin e kandidatëve për shtetëzim dhe do të zgjedhë së shpejti midis intershipeve europiane të ndryshme të ofruara përmes universitetit.
Eni Dervishi, 17 vjeçarja nga Pogradeci, ka qenë gjithnjë e intriguar nga gjuhët. “Kur isha në kopsht, një mësues na mësonte si të thonim ‘karrige’ dhe ‘tavolinë’ në anglisht”, kujton ajo. “Mu duk shumë tërheqës fakti që mund të përdorje dy fjalë të ndryshme për një objekt.”
Në qytetin e saj të vogël, mësimdhënia ishte e limituar. Por Eni ishte e vendosur të mësonte. Ajo kishte dëgjuar se një fqinj i saj dinte anglisht. “Do të shkoj t’i trokas në derë, ta pyes të më mësojë..(mesa duket) gruas së tij i erdhi keq për mua,” tha Dervishi. Kur një shok më i rritur nisi të mësonte Italisht, Dervishi I shkonte nga pas, së shpejti ajo shtoi dhe frëngjishten, duke udhëtuar në Tiranë për libra. Gjermanisht, Spanjisht dhe pak Portugalisht, të cilën e mësoi nga telenovelat. Dhe më në fund vendodhja e saj e izoluar u kthye në një avantazh. Sepse qyteti I saj I lindjes, Pogradeci, ndodhet pranë liqenit të Ohrit është një tërheqje për turizmin. Kështu që ajo mundi të praktikonte gjuhët e saj me vizitorë të huaj.
Në këtë pikë kolegji ishte një ëndërr për të. Babai I saj nuk kishte studiuar shkollën e lartë, por mamaja e saj iu kthye shkollës në moshë të rritur, duke ndjekur shkollën e lartë part time, kur Eni ishte e vogël. “Duke e parë atë të punonte dy punë dhe të studionte intensivisht, dhe mbi të gjitha të kujdesej për familijen e saj, ishte shumë frymëzuese,” thotë Dervishi. “ Mami im jo vetëm më fliste për rëndësinë e edukimit, por ma tregonte me veprimet e saj gjithashtu.”
Edhe pse kishte shumë frymëzim, rruga që e priste ishte e vështirë. Shkolla e mesme e Dervishit nuk kishte asnjë orientim në proçesin e aplikimeve jashtë vendit. “Mesueset e mia nuk kishin shkruar ndonjëherë letra rekomandimi më parë,” thotë ajo. “Mua më duhej t’i mësoja.” Kur asaj I duhej të dërgonte dokumente zyrtare si përkthime, ajo kishte një tjetër pengesë. “Unë mendova t’i dërgoja me faks dokumentet, por nuk kishte asnjë makinë faksi në qytetin tim.”
Këmbëngulja e saj u vlerësua me një bursë të plotë ( ajo u pranua në 14 kolegje, nga 15 që kishte aplikuar). Por sfidat vazhdonin. “Frikës së kalimit nga shkolla e mesme në të lartën, iu shtua dhe udhëtimi në një tjetër shtet,” thotë ajo. Makinat me monedha, për shembull, ishtin gjë e re për të, ashtu sikurse ishte kalimi I kartës së identitetit për të hyrë në librari. Por pavarsisht aftësive të saj gjuhësore, disa fjalë I shpëtonin Dervishit. Në orën e matematikës, viti I parë, ajo thotë. “Unë dija si të shkruaja një ekuacion dhe ta zgjidhja atë, por nuk dija si të thoja ‘minus’ ose ‘plus’, gjë që e bënte të vështirë ngritjen në klasë dhe bërjen e pyetjeve.”
“Ishte si të mësoje një proçes,” thotë ajo, me anglishten e saj të rrjedhshme. “Ishte si të mësoje diçka të re çdo ditë.”
Mësimi i saj e ka çuar atë shumë larg nga Shqipëria dhe Cambridge. Ajo ka marrë pjesë në shumë intershipe, duke përfshirë atë me ministrinë e Zhvillimin Urban dhe Turizmit të Shqipërisë dhe me Qëndrën e Kërkimit në Paris. Vitin e kaluar, në parlamentin europian në Bruksel, ajo u bë pjesë e Lidhjes për Demokracinë e Lirë në Partinë Europiane, në një program të themeluar nga Minda de Gunzburg Center për studime Europiane. Me energjinë e saj të shumtë, Dervishi arriti të luante volleyball mural dhe të shijonte vrapin e saj përgjatë lumit Charles.
“Duke qenë në Harvard, thotë ajo, “ka qenë vërtet një eksperiencë që të ndryshon jetën. Unë gjithnjë kam ëndëruar të udhëtoj nëpër botë dhe Harvard ma dha këtë mundësi. Kam qenë ekspozuar në shumë pikpamje. Kam njohur njerëz me pikpamje shumë shumë të ndryshme dhe kam arritur të mësoj nga profesorët më të mirë në botë.”
Që në fillim ajo u fokusua në zgjerimin e botës së saj. Në vit të parë, për shembull, ajo u përfshi në mësimin e kandidatëve për shtetëzim në Institutin e Politikës. “Kjo eksperiencë më pasuroi së tepërmi,” thotë Dervishi, “të shihje njerëz që gjithnjë kishin ëndëruar të ishin shtetas U.S, edhe pse unë i ndihmoja thjesht të kishin më vetëbesim mbi njohuritë e anglishtes.”
Pas diplomimit, Dervishi qëndroi në SHBA, të paktën deri tani. Ajo ka krijuar një punë konsultimi në Boston, me të cilën ajo shpreson të zhvillojë aftësitë e saj të shumta. Ajo do të vazhdojë studimet e saj, mbase në një universitet ekonomik, në të cilën ajo ka qëllim të ndjekë masterin në zhvillimin internacional.
“Kam përjetuar sfida në ardhjen në një vend të zhvilluar, dhe duke qënë këtu kam parë që Shqipëria nuk është I vetmi shtet që po kalon këto sfida,” thotë ajo. “Unë dua të jap kontributin tim në zgjidhjen e problemeve të tilla.”
Kjo përfshin kërkimin e studentëve, sidomos atyre që edukimi në shkollë të lartë mund tu duket i pamundur. “Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua,” thotë Dervishi- në gjuhën që e çoi atë shumë larg-“asnjëherë mos lejo që rrethanat në të cilat ndodhesh të përcaktojnë kush je!”/ GSH.al