Albspirit

Media/News/Publishing

Agim NESHO: Kur përfaqësuesit e politikës së jashtme shqiptare nuk merren seriozisht

Në qarqet mediatike shqiptare kishte kohë që flitej për një takim të Ministrit të Jashtëm Shqiptar me Këshilltarin e Sigurimit Kombëtar të Presidentit Trump, Z. McMaster. Në fakt kërkesës zyrtare për një takim të tillë nga pala Shqiptare, administrata e re Amerikane i ishte përgjigjur pozitivisht për një takim në një datë të mëvonshme, gjë që e detyroi Ministrin e Jashtëm të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dy herë brenda një muaji. Por vizita nuk arriti të realizohej. Zyrtarin e lartë të qeverisë Rama nuk e priti as Këshilltari i Sigurimit Kombëtar McMaster as Zëvendësja e tij, Znj. Dina Powell, por një ish-punonjës i lartë i zyrës që përflitet të propozohet për detyrën e Ambasadorit të SHBA në një vend aziatik (formalisht nuk është propozuar). Për më tepër, Znj. Mc Farland ka dorëzuar detyrën dhe ka qenë pjesë e stafit të ish-këshilltarit të Sigurimit Kombëtar Z. Michael Flynn, që Presidenti Trump i kërkoi dorëheqjen për skandalin që ndodhi vetëm në një muaj të qeverisjes.
Është hera e dytë që Ministrit të Jashtëm i ulin dukshëm prezantimin protokollar; një herë gjatë nënshkrimit të partneritetit strategjik që zakonisht nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit dhe kësaj here që udhëton 6000 km për një takim ku nuk e presin ata që i bëjnë ftesën.
Pyetja shtrohet: Nuk e marrin seriozisht apo janë të ngopur me qeverinë Rama?

Please follow and like us: