Mark Skinner: Janë të paktën 82 shqiptarë që mbetën të gjallë në Serbi dhe u janë marrë organet
Në raportin e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur, të publikuar së fundi, kanë lindur dyshime serioze se civilëve shqiptar të marr peng nga forcat serbe, kur janë dërguar në Serbi u janë hequr organet.
Ky raport, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, flet për të paktën 82 persona të cilët janë dërguar të gjallë në Serbi, dhe të njëjtëve u janë marrë organet. Më pas ata ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Ndërkaq, Nait Hasani, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se duke pasur parasysh raportin e dr. Skinner, e ka bërë edhe kërkesen në Kuvend për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. “Po unë kam kërkuar të shqyrtohet ligji për Gjykatën Speciale, pikërisht për këtë që serbët kanë bërë krime dhe trafikim të organeve dhe e kam pas parasysh dhe këtë raport të Mark Skinnerit.