Albspirit

Media/News/Publishing

Presidencialet në Francë; Macron e Le Pen në balotazh

Qendrat e votimit në ato që konsiderohen si zgjedhje vendimtare jo vetëm për Francën, por edhe për fatin e europës ende nuk janë mbyllur e megjithatë parashikimet e para kanë filluar të publikohen.

4 janë pretendentët kryesorë për të pasur Fransua Holand në krye të elizese, kandidati pro europian i qendrës Emanuel Macron, populistja e se djathtës ekstreme Marin Le Pen, konservatori Fransua Fillon dhe i majti euroskeptik Jean-Luc Melenshon.

Sondazhet sugjerojnë se gara është aq e ngushtë sa cilido prej tyre mund të shkoje në balotazhin e 7 Majit që do të vërë përballë 2 kandidatët me numrin më të lartë të votave.

Sipas një exit-poll-i jozyrtar të RTBF, shërbimi radioteleviziv publik belg, Macron rezulton të jetë në krye me 24 për qind të mbështetjeve, i ndjekur nga Le Pen me 22 për qind.

Fillon pozicionohet i treti me 20.5 për qind të mbështetjeve ndërsa Jean-Luc Melenchon rezulton në vend të katërt me 18 për qind. E megjithatë mediat franceze paralajmërojnë qe sondazhi te trajtohet me shume kujdes.

Ministria e Brendshme njoftoi se pjesëmarrja deri në orën 17:00 të pasdites ishte 69.42 për qind, pak më e ulet se sa në zgjedhjet e 2012-tës.

Një prej qendrave të sondazhit, IFOP, parashikon se pjesëmarrja përfundimtare do të jetë rreth 80%, një shifër e lartë kjo, por jo një rekord absolut.

Këto janë cilësuar si zgjedhjet me numrin më të lartë të personave të pavendosur, e megjithatë shumica e qytetareve janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e tyre.

“Është e vërtetë se të gjitha zgjedhjet janë vendimtare, por këto janë veçanërisht të rëndësishme pasi mund të përcaktojnë edhe fatin e europës .Unë besoj tek Evropa e nëse nuk do të votoja sot nuk do t’ia falja vetes”, u shpreh një votues.

Komuniteti mysliman ndihet veçanërisht i përfshirë përballë mundësisë së fitores së kandidates kundër emigracionit Marine le Pen.

“Nuk votova për Le Pen, për shkak të programit të saj. Ajo nuk përqendrohet tek gjerat konkrete që i interesojnë shoqërisë tonë, si papunesia, por vetëm tek kufijtë e emigracioni”, thotë një tjetër votuese./TCH/

Please follow and like us: