Albspirit

Media/News/Publishing

Sidrita e Ervini dalin nga shtëpia e Big Brother

Ervini dhe Sidrita nuk do të jenë më pjesë e Big Brother. Për ta ka marrë fund ëndrra në shtëpi pasi publiku i zgjodhi si më pak të pëlqyerit.

“Çifti që do të largohet janë Ervini dhe Sidrita”, u shpreh Arbana duke diktuar vendimin e publikut.

“Kjo ishte një lojë dhe unë mora triumfin tim që është Ervini”, tha Sidrita.

Fiorentina dhe Olsi, Kei dhe Vivi, Dona dhe Musa janë ata që shkuan në televotim.

Çifti lider për këtë javë është zgjedhur nga Big Brother dhe ata do të jenë Xheni dhe Bernard.

Për çiftin Xheni-Bernard, liderë të shtëpisë telenovela vazhdon. “Pra, dashuria për Xhenin Bernard po rritet”, e pyeti Arbana, “Po, pra po”, u përgjigj Bernardi.

“Nga qendrimi në burg një pjesë të javës që lamë pas banorët mësuan disa të vërteta sipas tyre. “Arrita të kuptoj që isha lidhur shumë shumë me Armelën”,
rrëfeu Damiano.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit shumë prej banorëve kanë marë surpriza. Ervini nga miqte e tij për ditëlindje. Lupce dhe Katerina nga nënat e tyre. Dhe Damianon e vizitoi gjyshja e tij, pas rrëfimit të fëmijërisë së tij të vështirë për shkak të dhunës në familje. Xheni, Sidrita dhe Lupce kaluan me sukses provën pranë vaskes të mbushur me bretkosa duke përfituar kështu për shtëpinë buxhet të plotë.

Please follow and like us: