TAKIM ME SHQIPTARIN E FAMSHËM STAN DRAGOTI NË LOS ANGELES
Me Stan Dragoti, Biri i Shqiptarëve Emigrantë nga Tepelena që “Pushtoi” Hollivudin /
Nga Keze Kozeta Zylo/Udhëtimi i stafit të TV “Alba Life”, New York drejt Los Angeles në Kaliforni për gati 6 orë me avion ishte një udhëtim magjepsës, një udhëtim që mbartte mbi supe një mision të shenjtë për t’u takuar me birin shqiptar të Nju Jorkut dhe regjisorin e famshëm të Hollivudit Stan Dragotin. Marrja e titullit të lartë “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i Shqipërisë z.Bujar Nishani vitin e kaluar, më 24 shtator, 2016-të dhe nderi i Tepelenës nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dorëzuar të dy titujt e lartë zotit Qemal Zylo themelues dhe producent i TV “Alba Life” në emër të Stan Dragotit ishte një detyrim sa moral po aq dhe shpirëror për TV “Alba Life” për t’ja dhënë në dorë këto dy tituj nderi, superyllit të Hollivudit në vendbanimin e tij ne Los Angeles, pasi për arsye shëndetësore dhe të moshës e kishte të pamundur udhëtimin në New York. Sidoqoftë artistë dhe burra të këtij kalibri botëror ja ngrenë karatin Shqipërisë dhe e nderojnë në çdo kohë dhe epokë.
Kjo race egjisorësh, producentësh dhe drejtorë filmash të mëdhenj ta bëjnë dhe më të lehtë udhëtimin si dhe shumë ndërmarrje të tjera pasi vepra e tyre te sjellë vetëm frymëzim. Në vitin 2015-të ne shkuam së bashku me shkrimtarin të ndjerin Novruz Shehu, skulptorin Vladimir Llakaj dhe mësuesin veteran fisnik të historisë, dragotasin Demir Zeka, pranë shtëpisë së regjisorit të famshëm hollivudian në Dragot për të parë dhe prekur nga afër portën e “argjendtë” të këtij Burri të madh të Kombit dhe të botës. Vizita jonë ishte për të sensibilizuar mbarë opinionin dhe qeveritarët që shtëpia e Stan Dragotit të kthehet në një muze arti dhe kulture, njëkohësisht të merrte dhe titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Sot do të sugjeroja që në qendër të Tepelenës të ngrihet një shtatore për këtë regjisor të jashtëzakonshëm, kurse në Muzeun Kombëtar në Tiranë të jenë stenda të veçanta me mbishkrimin si: “Jeta e artistëve shqiptarë në Hollivud” ku të jenë John Belushi, Jim Belushi, Stan Dragoti, Beki Fehmiu, etj…
Këtë e them me një bindje të thellë dhe detyrim moral që kemi si Diasporë, Komb për t’i dhënë vendin e merituar shqiptarëve që nderojnë Kombin dhe i zbardhin faqen Shqipërisë kudo ku janë, pasi duke nderuar këto figura gjigande bota do të na njohë dhe do të na çmojë dhe më mirë.
Takimi me Stan Dragotin dhe dorëzimi i titujve me të lartë si: “Nderi i Kombit” dhe i Tepelenës në Los Angeles/
Ne Foto: Tek shtepia e prinderve te tij ne fshatin Dragot te Tepelenes/
Dua të shkoj prapë në Shqipëri, dua të shoh shtëpinë e prindërve të mi në Dragot… (S.D.)
Një tjetër yll i Hollivudit shqiptaro amerikani tejet patriot Mike Dusi do të na e bënte dhe me të lehtë dhe më të bukur takimin me Stan Dragotin.
Mike Dusi së bashku me Qemal Zylon shkuan për ta marrë Stan Dragotin nga shtëpia ku ka një staf që kujdeset për shëndetin e tij dhe me dëshirën e tij të madhe erdhi në mjedisin që ai dëshironte për të kryer një ceremoni modeste sipas kërkesë së tij. Ishte një emocion i papërshkueshëm, kur para nesh u shfaq portreti i një burri patriot, artist i madh, shqiptar i pashëm që kishte “çmendur” supermodelen amerikane, bjondinën me sy blu Cheryl Tiege për të jetuar martesën 10 vjeçare së bashku. Ai u ul thjeshtë, ngadalë dhe filluam bisedën si vëllezër dhe motra shqiptare së bashku.
Miqtë si çifti Violeta dhe Përparim Likollari, që e adhurojnë artin dhe që na shoqërojnë kudo, kishin po aq emocion dhe dashuri për ta takuar këtë burrë të ndritur të Kombit shqiptar dhe amerikan.Çuditerisht këta artistë të këtij kalibri se ç’kanë një thjeshtësi gjer në madhështi, se ç’kanë një komunikim gati si Shenjt dhe ty ta lehtësojnë dhe ta bëjnë që orët të të duken minuta, këtë kemi ndjerë sa here e kemi takuar Stenin në aktivitete të rëndësishme si nga Diaspora dhe Bashkia e Nju Jorkut.
Është një ditë e ngrohtë e bukur me diell këtu në Los Angeles, Kalifornia e filloi shqiptari i Hollivudit Stan Dragoti bisedën, ja si fytyrat e bukura tuajat që rrezatojnë ëmbëlsi dhe ngrohtësi dhe që keni ardhur sot dhe më nderoni mua duke më takuar këtu në shtëpinë time në Los Angeles. Takimin me shqiptarët gjithmonë e kam emocion, por dhe frymëzim. E kam pasur endërr të shkoja në Shqiperi, por kjo u bë e mundur në kohën e demokracisë ku në atë kohë ishte Sali Berisha udhëheqës dhe ai më ftoi për ta vizituar. E kam merak që s’shkova dot në Dragot, në vendlindjen e babait tim Asllanit në atë vend magjepsës ku poshtë shkon lumi Vjosa, në vendlindjen e nënës sime Bahrijes, në Tepelenën e Ali Pashës. Shoqëruesit më thanë se ishte koha e keqe dhe ishte e pamundur të ndalonin. Unë u magjepsa me Shqipërinë, malet që pashë, retë e dendura, ndërsa për mikpritjen shqiptarët e kanë në gen dhe në gjak dhe me këtë lloj mikpritje jam edukuar nga prindërit e mi. Për Kosovën, Prizrenin, Prishtinën kam mall, takimet që pata atje do të jenë të paharrueshme, ndërkohë kur fliste për Kosovën më kujtohej filmi i tij për Kosovën që tronditi botën duke sensibilizuar politikanët botërore për t’i thënë kuçedrës serbe dhe Sllobodan Millosheviçit: “Stop genocidit në Kosovë”!
Shqipëria ka një natyrë fantastike të dhuruar nga Zoti vazhdoi Dragoti, por duhet shumë punë, vullnet dhe bashkëpunim për të arritur aty ku duhet. Edhe si Diasporë duhet të punojmë fort dhe me këtë rast dua atë falënderoj mediat, gazetat “Zëri i Amerikës” ” “Illyria”, Dielli etj si dhe gazetarin dhe botuesin Vehbi Bajrami që po vazhdon të bejë një punë shumë të mirë. Gjatë intervistës kur i thashë se çmimi Nderi i Kombit iu dha nga Presidenti Nishani në mjediset e Russia Tea Room më tha se e vlerësonte shumë këtë godinë madhështore dhe se është ikona e stileve elegante të festimeve, dhe se e bënte unike Nju Jorkun në botë, kjo më bën të ndihem krenar që tashmë zv president i saj është Ken Biberaj i biri i Elez Biberaj për te cilin ruaj një respekt të madh si gazetari që tronditi diktaturën nga studio e Zërit të Amerikës.
Ecja e shqiptarëve duhet të na bëjë shumë krenar, sepse shqiptarët po të duan dinë të ecin… Më vjen keq që s’mora dot pjesë në Manhattanin tim, vendin e lindjes, por e kishja të pamundur udhëtimin me avion… (loton pakëz)…
Fjalën SHQIPTAR e përdorte shpesh dhe ndërkohë me Mike Dusin dhe të gjithë ne na shtrëngonte duartë kur thoshte: Jemi Shqiptar!… Dorëzimi i dekortatës së lartë “Nderi i Kombit” dhe Nderi i Tepelenës iu bë nga Qemal Zylo dhe Mike Dusi. Ai i pranoi me lot në sy, dhe shprehu mirënjohjen e pakufishme për Shqipërinë, Presidentin e Shqipërise z.Bujar Nishani dhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës z.Termet Peçi. Stema “Nderi i Kombit” iu vendos në xhaketë dhe u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit. Unë kam një mesazh për Presidentin e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama i cili për Ramën tha se është artist, piktor dhe të vazhdojnë punën për t’i shërbyer Kombit dhe së bashku me shqiptarët anë e mbanë botës t’ja ngrenë lart emrin e bukur Shqipërisë, vendit tone të lashtë.
Kur kujtoi prindërit e tij të shtrenjtë lotet i rodhen çurk dhe nuk përmbahej duke thënë se: “Kur ti behesh i vjetër është shumë më lehtë të qash pandalur”. Prindërit e mi i dua shumë, më kanë ndjekur kudo në çdo ceremoni gradimi, lojna të ndryshme, skena, më kanë dhënë bazat e vlerave të edukatës shqiptare. Unë jam rritur si vëlla i vetëm në mes tri motrash të mrekullueshme, të cilat më mungojnë shumë. Unë nuk kam fëmijë…
Ju nuk mund ta besoni, por unë kam qenë një djalë i turpshëm, i ndrojtur, pafjalë.
Ai ndjehej krenar që artistë të rinj shqiptarë po vazhdojnë rrugën e artit duke pëmendur si Mike Dusin i cili ishte present në këtë ceremoni dhe ndihej i sigurtë se të tjere të rinj shqiptarë do të vazhdojnë rrugën e bukur të artit.
Duke ecur përgjatë korridorit dhe duke u mbajtur në krahun tim ndaloi për një moment hapin dhe me tha: “Në se do të banoja në New York si dikur, unë do të vija rregullisht çdo të shtunë të vazhdoja Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe të mësoja shqip edhe pse jam në këtë moshë gati 85 vjet”. Më përshkoi një emocion i madh me një dritë magjie për shkronjat shqipe, sepse regjisori Dragoti çliron energji mjaft pozitive për të mos ndaluar kurrë këtë punë të shenjtë me gjithë mësuesit…
Në sytë e tij dhe biseda plot ëmbëlsi ndihej dashuria dhe respekti i pakufishëm për njerëzit, botën, artin Amerikën dhe Shqipërinë. Ishte nje takim që do të ngelet përgjithmonë në kujtesën tonë, ishte një takim që nderohej me meritë të plotë një regjisor i famshëm çka të kujtonte shkrimtarin e shquar Mark Twain i cili ka thënë: “It is better to deserve honors and not have them than to have them and not to deserve them.” Që përkthehet “Është më mirë të meritosh nderime se sa t’i kesh ato dhe jo t’i kesh ato pa merituar”.
Sa krenare ndihesha sot në shkollën amerikane midis kolegeve të cilat mësuan se San Dragoti, John Belushi dhe Jim Belushi janë me origjinë shqiptare, ishte hera e parë që e dëgjonin…
Jam e sigurtë se secili prej nesh si Diasporë e kryen më së miri këtë detyrë pasi shumë njerëz në botë nuk e dinë që ka shqiptare kaq të famshëm duke filluar me Nënë Terezën etj… Jam e sigurtë se shumë prej nesh ndeshen me dukuri të tilla kudo ku punojnë dhe jetojnë dhe që sjellin shpesh dhe debate midis të huajve…
Prandaj është detyra jonë që këto figura të ndritura t’i vemë në vendin që u takon në Shqipëri dhe Kosovë, është detyra jonë që brezave të ardhshëm t’ju sjellim këtë trashëgimi, pasuri të shenjtë kulturore dhe kombëtare…
Është detyra e Parlamentit të Shqipërisë që të ketë një komision të veçantë për të nderuar këto figura të ndritura shqiptarësh që kanë bërë emër të lartë në botë si Stan Dragoti qe iu risolli dashurinë nju jorkezëve dashurinë e rikthimit për të ardhur përsëri pranë Nju Jorkut dhe për të mos u larguar nga vendi, pasi Nju Jorku ishte pushtuar nga kriza e ekonomisë dhe e pasigurisë… Me këtë film që është arshivuar në Muzeun e Arteve Moderne si “I love New York”, e bën dhe më të ndritur Shqiptarin e madh Stan Dragoti. Ai i solli skenës dhe ekranit si dhe reklamës dritë më shumë, duke e rreshtuar Stan Dragotin si regjisorin dhe drejtorin e filmave më në zë në Hollivud.
Jeta e Stan Dragotit
Ka lindur, më 4 tetor 1932 në Manhattan, New York. Origjina e prindërve të tij është shqiptare nga Dragoti i Tepelenës që emigruan në SHBA.
Fshati Dragot është nje fshat me njerëz fisnik dhe me një panoramë të mrekullueshme ndër fshatrat e bukur te Jugut, i cili dikur është futur në katër fshatrat e Dervenit në Tepelenë së bashku me Mezhgoranin, Damësin dhe Luzatin. Përballë tij ndodhet ura e famshme e Dragotit ndërtuar nga inxhinierët italianë gati 100 metra e gjatë dhe hidhet direkt nga njeri cep në tjetrin pa mbajtëse në mes duke lidhur dy malet Golikun me Shëndellinë ku shtrihet dhe Dragoti. Në hyrje është pllaka e celikut që shkruan: “Genova 1936 XIV”.
Afër me urën është Manastiri një vend plot gjelbërim ku të përkëdhel fytyrën një fllad i freskët malesh dhe Vjose…
Eshtë realizues i reklamave të kompanive gjigande si të industrisë së linjave ajrore dhe të prodhimit të makinave, jo më kot është cilësuar si mbret i reklamave më bashkëpunëtorin e tij Charli Moss.
Filmat që ka realizuar:
Dirty Little Billy (1972)
Love at First Bite (1979)
Mr. Mom (1983)
The Man with One Red Shoe (1985)
She’s Out of Control (1989)
Necessary Roughness (1991)
- Dragoti është marrësi i çdo çmimi të lartë në fushën e reklamave televizive, duke përfshirë një çmim të veçantë Tony dhe një Apple të Artë për përshtatjen e tij të fushatës “I Love New York” për skenën e teatrit Broadway. Në fushën e televizionit, Muzeu i Artit Modern ka përfshirë timonin komercial të Dragotit në koleksionin e saj të përhershëm “.
Ka qenë i martuar me supermodelen dhe fashion designer amerikanen Cheryl Tiegs (lindur në shtator, 1947) shpesh përshkruhet si supermodelja e parë amerikane. Vazhdimisht ka qenë e ftuar në kanalet më prestigjioze të Amerikes dhe nje mike e përhershme në shown e të famshmes bilionieres Oprah Winfrey. Kanë jetuar të dy në Bel Air njënga vendet më të shtrenjta, me shtëpi me njëarkitekturë të mahnitshme dhe me njerëz të famshëm si Elisabet Tylor, presidenti Ronald Regan, Jennifer Aniston e shumë të tjerë…
Në rrjetin social në tuiter Cheryl e vlerëson Stan Dragotin si bashkëshortin e saj të parë si një njeri gjeneroz dhe shumë të sjellshëm.
Karriera e Stan Dragotit
- Bashkëpunetor drejtor kreativ ne Agjensinë e Reklamave Young & Rubicam; Drejtor Arti/ mbikëqyrës, Compton Advertising; Nënkryetar / shefi i departamentit të artit / anëtar, bordi i drejtorëve te agjensise Wells, Rich, Green Advertising,
Producent / drejtor, mbi 150 reklama televizive.
(Sipas Wikipedia)
Prill, 2017
Los Angeles, California