Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet presidenciale në Francë, ambasadori shqiptar: Le Pen e Macron janë favoritë

Franca sot do të zgjedhë në raundin e parë kreun më të lartë të shtetit.

Rreth 47 milionë francezë i janë drejtuar sot kutive të votimit në raundin e parë për të zgjedhur pasardhësin e Presidentit François Hollande.

Ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola, tha se nga 11 kandidatë në garën presidenciale, vetëm dy prej tyre janë më të favorizuarit, Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Emmanuel Macron i të majtës socialiste.

Pavarësisht kësaj, Tola tha se pritet një garë e ngushtë, pasi sipas sondazheve 5 nga kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa vihet re edhe një pavendosmëri e theksuar e votuesve.

“Në garë janë 11 kandidatë për t’u zgjedhur President i Francës. Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron janë më të favorizuarit për raundin e parë presidencial. 4 janë favoritët kryesorë sipas sondazheve janë shumë afër me njëri-tjetrin deri një ditë më parë. Parashikohet një garë e vështirë dhe nuk mund të parashikohet se cilët do të jenë dy kandidatët që do të shkojnë në raundin e dytë. Kjo nisur dhe nga fakti se shumë qytetarë janë të pasigurt se për këtë do të votojnë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të ketë shumë rëndësi jo vetëm në Francën, por edhe për vetë Bashkimin Europian. Një fitore e ekstremit të djathtë do të ishte një rrezik edhe për vetë BE-në”.

Please follow and like us: