Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtarët gjermanë kërkojnë që Turqia e Erdoganit të mos anëtarësohet në BE

Dy politikanë të lartë konservatorë të Gjermanisë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë fund bisedimeve me Turqinë për anëtarësim në bllok, pas referendumit që i dha pushtet të ri të zgjedhura presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Norbert Roettgen, anëtar i partisë së kancelares Angel Merkel, Partisë së Kristian Demokratëve (CDU), dhe shef i komitetit të punëve të jashtme, ka thënë se do të dëmtohet besueshmëria i Evropës nëse nuk iu kundërpërgjigjen vendimit të Turqisë kundër demokracisë, transmeton Express.

“Do ta dëmtojmë besueshmërinë e Evropës nëse dështojmë që t’iu kundërpërgjigjemi vendimit të Turqisë kundër demokracisë, kundër sundimit të ligjit,” ka thënë ai në një intervistë për transmetuesin Deutschlandfunk. Ndërsa, Joachim Herrmann, ministër i brendshëm i Bavarisë dhe anëtar i partisë aleate të CDU-së në Bavari, ka thënë se negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të marrin fund jo të ndërpriten. “Ka ardhur koha që t’u jepet fund negociatave për anëtarësim në BE. Nuk duhet të bëjmë shaka me veten më: nuk ka perspektiva të përbashkëta me Turqinë e Erdoganit”, ka thënë Herrmann për gazetën gjermane Bild. Ministri i Ekonomisë i Turqisë, Nihat Zeybecki, tha të enjten se Turqia mbetet e përkushtuar ndaj synimit të vet për anëtarësim të plotë në BE. Marrëdhëniet e Brukselit me Turqinë janë përkeqësuar në muajt e fundit para referendumit të 16 prillit.

Please follow and like us: