Fermeri Lush i bashkohet protesës së PD, nxjerr dhitë për të bllokuar rrugën
Megjithëse Shkodra nuk ishte përcaktuar si një prej 5 zonave ku opozita protestonte me bllokimin e rrugëve, kjo nuk e ka ndaluar fermerin Lush Ndoci që në të njëjtën orë të nxirrte gjënë e gjallë për të bllokuar për disa minuta aksin Shkoder – Lezhë, pikërisht në Kryebushat.
Shkak i kësaj proteste sipas Lushit është situata e vështirë në të cilën ndodhet ndërsa akoma vuan pasojat e përmbytjeve të viteve 2010- 2011.
Protesta e Lushit ka vetëm një qëllim, të vendoset drejtësi për popullin i cili prej 26 vitesh po përballet me një sërë problemesh.
Ndërkohë policia e shtetit në kryqëzimin e Bushatit kishte ngritur postoblloqe, me qëllim shmangien e levizjeve te personave me preçedent penal që mund t’i bashkoheshin protestes së opozites.
Pjesa më e madhe e automjeteve janë kontrolluar nga efektivët e policisë, e më pas kanë vijuar udhëtimin drejt kryeqëzimit të Milotit dhe Tiranës.