Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është Macron, kandidati për President i Francës; lidhja me mësuesen 25 vite më të madhe

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen janë fituesit e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Deri tani Marine Le Pen ka marrë 21.5% dhe Emmanuel Macron kryeson garën me 23.8% .

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 Maj.

Por kush është Macron dhe cila është jeta e tij?

Emmanuel Macron, ka lindur më 21 dhjetor të vitit 1977, (40 vjecc) është një politikan i njohur francez, shërbyes i lartë civil dhe ish-bankier. Lindur në Amiens, ai ka studiuar për filozofi në Universitetin Paris Nanterre, ka përfunduar një Master në Mardhëniet Publike në ENA në vitin 2004. Ai punoi si Inspektori i Financave në Inspektoratin e Përgjithshëm të Financave (IGF) dhe më pas u bë një bankier investimesh në Rothschild & Cie Banque.

Ai ishte anëtar i Partisë Socialiste (PS) nga viti 2006 deri në vitin 2009, më pas Macron u emërua zëvendës sekretar i përgjithshëm nën qeverinë e parë të François Hollande në vitin 2012. Ai u emërua Ministër i Ekonomisë, Industrisë dhe Çështjeve Dixhitale në vitin 2014 nën qeverinë e dytë Valls  ku ai nxiti  reformë të sukseshmë  ndaj biznesit.

Ai dha dorëheqjen në gusht 2016  për të nisur sërisht jetën politike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Në nëntor 2016, Macron deklaroi se do të kandidonte në zgjedhjet nën flamurin e En Marche, një lëvizje politike e centristit që ai themeloi në prill 2016. Ai u kualifikua për balotazh pas raundit të parë të zgjedhjeve më 23 prill 2017 .

Por Marcon duke sa ka një histori tepër interesante edhe në jetën e tij personale me bashkëshorten e tij  e cila mund të jetë Zonja e Parë e Francës në moshën e një gjysheje. Bashkëshortja e kandidatit për President Emmanuel Macron, i cili sipas sondazheve parashikohet të drejtojë vendin, Brigitte Trogneux, tani 64 vjeç, ka qenë mësuesja e Macron, 39 vjeç, kur ai ishte adoleshent.

3F8A33D800000578-0-image-m-4_1492984233100

Zonja Trogneux natën e kaluar qëndroi pranë bashkëshortit të saj duke gëzuar pasi ky i fundit doli para ndaj kundërshtares së tij Marine Le Pen të Frontit Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, shkruan Mail Online.

Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për Match de Paris pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17 vjeçar dhe nxënës në gjimnaz. “Ai i bëri ballë të gjitha kundërshtimeve të mia. Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si të rriturit,” tha Trogneux./opinion.al

3F89700100000578-4438296-image-m-46_1493004266781

Please follow and like us: