Albspirit

Media/News/Publishing

Macron pas fitores: Vijon beteja me Le Pen

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, ka thënë fjalët e para pas fitores në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale franceze. Marcon kryeson në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa theksoi se me fitoren e sotme që arriti, u kthye qartësisht një faqe e politikë franceze. “Francezët shprehën dëshirën e tyre për ndryshim. Logjika jonë do të jetë në praktikat që do të ndjekim deri në zgjedhjet legjislative”, deklaroi ish-ministri i Ekonomisë, 39 vjec, i cili dha dorëheqjen nga qeveria në muajin gusht për të formuar lëvizjen e tij politike.

Please follow and like us: