Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon me Himnin Kombëtar protesta paqësore e opozitës

Pas fiks, një ore, ka përfunduar protesta e opozitës në disa nyje kombëtare, sot.
Ka qenë kreu i PD-së, i cili nga sheshi “shqiponja”, duke ripërsëritur qëndrimin e opozitë për zgjedhje të lira e të ndershme, ka ftuar protestuesit, të shpërndahen paqësisht, duke shmangur provokimet e mundshme nga Policia.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Re që po agon. Mijëra shqiptarë janë bashkuar sot në paqe dhe me kulturën më të thellë europaine që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos e dorëzuar Shqipërinë, krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë, tiranisë dhe korrupsionit e krimit në pushtet dhe bashkuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit dhe që do të garantojë votimin elektronik”, u shpreh Basha.
Më tej Basha ka ftuar dhe së bashku me protestuesit kanë kënduar Himnin Kombëtar të Flamurit.
Please follow and like us: