Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia hakeroi Ministrinë e Mbrojtjes të Danimarkës për dy vite më radhë

Rusia e ka hakeruar Ministrinë e Mbrojtjes të Danimarkës duke siguruar qasje në email-at e punëtorëve të kësaj ministrie në vitet 2015 dhe 2016, kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes i Danimarkës për gazetën Berlingske.

Ky lajm vjen në një kohë kur disa qeveri perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, e kanë akuzuar Rusinë se po i kthehet sulmeve kibernetike për të ndikuar në zgjedhje të vendeve të huaja, akuza që Moska vazhdimisht i mohon duke i quajtur të pabaza, transmeton Express.

Në një raport, Departamenti për Siguri Kibernetike i Shërbimit Inteligjent të Ministrisë së Mbrojtjes të Danimarkës ka thënë një “lojtar i huaj” ka spiunuar kundër autoriteteve danezeve dhe ka fituar qasje në dokumente jo të klasifikuara.

Nuk tregoi se cili vend qëndron prapa këtij spiunimi, por ministri i Jashtëm i Danimarkës, Claus Hjort Frederiksen, ka thënë për Berlingske se bëhet fjalë për Rusinë./Express/

Please follow and like us: