Vendi me 17 milionë beqarë
Nëse ende nuk keni gjetur partner ju duhet të shkoni në Manchester, në vendin ku jetojnë më shumë beqarë se në të gjithë botën. Këtë tregon studimi më i fundit. Më shumë se 17 milionë njerëz në Britaninë e Madhe janë beqarë.
Në Britaninë e Madhe 1 në 3 persona mbi moshën 16-vjeç nuk janë të martuar apo nuk kanë partner. Ky ka qenë rezultati i një studimi të fundit në Britani, në të cilin rezultojnë se mbi 55% të njerëzve nuk kanë partner.
Manchesteri është vendi me numrin më të madh të beqareve, i cili ndiqet nga Oxford-i, Cambridge, Norringham etj.
Në 15 vitet e fundit studimet kanë rezultuar se njerëzit që fitojnë më pak të ardhura në këto shtete, kanë më pak gjasa të martohen ndërsa njerëzit që fitojnë më shumë, martohen më shpejt.