Albspirit

Media/News/Publishing

Kodheli: Çfarë i thashë ministrit grek që erdhi ushtarakisht në kufi

Pak kohë më parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u shfaq në kufi, i veshur si ushtarak, ndërsa foli me një gjuhë kërcënuese.

Gjatë një interviste në TVSH, ministrja jonë e Mbrojtjes Mimi Kodheli tregoi se çfarë i tha homologut të saj pas këtyre deklaratave.

“Veshja si ushtarak ka qenë një sjellje për konsum të brendshëm politik. E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar që atëherë kur doli si ushtarak. Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha “po jam qetësuar” tregoi Kodheli.

Pavarësisht deklaratave, Kodheli theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë me shumë sesa korrekte.

Please follow and like us: