Politiko.al: Dy femrat pranë Ramës, Linda dhe Ema, qëndrojnë pas Bankës private ABI
Në një denoncim publik gjatë një fjalimi të para dy ditëve, shefi opozitës Basha, pasi ka përmendur bashkëshorten e kryeministrit Rama si anëtare bordi në AbiBank, e regjsitruar në ishujt Kejmen-një parajsë fiskale, ka bërë publik edhe një emër të çuditshëm gjerman, të panjohur për publikun e gjerë.
Tha Basha:
“Kush është në bordin e kësaj banke?! Eshtë bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Eshtë edhe njëfarë Rezze Schlauch, ish minister federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Edi Ramës në Berlin. Këta janë në bordin e e një banke të themeluar nga investitorë në pasuritë e patundshme dhe privatizimet në Rusi, që paratë e tyre i kanë çuar në parajsat fiskale ku kryesisht hetimet e vendeve demokratike janë për pastrim parash.”
Politiko. al ka arritur të sigurojë disa të dhënë për gjermanin misterioz Schlauch. Kështu, ai është konsull nderi i Shqipërisë në Gjermani. Një fakt tjetër interesant e zbulon ai vetë në një intervistë për gazetën gjermane Stuttgarter-Zeitung.
Pyetjes ‘Cilat janë lidhjet tuaja me Shqipërinë?’, i përgjigjet:
“Gruaja ime, Ema Ndoja, me të cilën unë jam së bashku që nga viti 1992, është me origjinë shqiptare. Në rolin tim si Sekretar Parlamentar kam qenë i përfshirë/ kam ndihmuar, për një investim të madh gjerman në Shqipëri, rindërtimin e aeroportit të Tiranës. Me kalimin e kohës kam kultivuar marrëdhëniet me politikën, përtej lidhjeve familjare.”
Ema Ndoja, një aktore bukuroshe e fundviteve ’80, para se të bëhej gruaja e Rezze Schlauch-es ka qenë e dashura e, asokohe pedagogut të Institutit të Lartë të Arteve, aktualisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.
Jemi në kushtet e gruas aktuale të Ramës që bën biznes me burrin e ish-të dashurës së tij. Por, kjo nuk është gjë e re, sepse një ‘praktikë’ të tillë, liberalo-progresiste, Rama e ka përdorur edhe në përzgjedhjen e ministrave të kabinetit.
Në po këtë intervistë, Schlauch pranon përfshirjne si lobist edhe për koncesionin e Aeroportit të Rinasit, pa harruar t’i bëjë reklamë Shqipërisë, konsull i së cilës është që nga vitit 2015 (që përkon me pushtetin e së majtës).
Schlauch bëhet ‘qeveritar’ edhe kur mbron variantin e qeverisë shqiptare në lidhje me valën e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani kur thotë, duke përsëritur refrenin e Ramës dhe ministrave të tij, se “ata janë të mashtruar nga agjencitë e udhëtimit”.
Rezze Schlauch është një ish-drejtues i rëndësishëm i të gjelbërve në Gjermani, bashkë me Joshka Fisherin. Do të thotë, i përket lidhjeve të majta politike çka e shpjegon edhe lobimin për të majtët shqiptarë.
Ai nuk është më në politikë dhe merret me biznes (rasti i AbiBank). Exit-i i tij nga politika është i lidhur me një skandal fluturimesh falas, bileta të përdorur prej tij, jo për punë zyrtare, por për pushime.
Në Shqipër kjo tingëllon si gjë e vogël, por jo në Gjermani.
Linku i intervistës së Schlauche për Stuttgarter Zeitung:
http://www.stuttgarter-zeitung.de/inhalt.rezzo-schlauch-zu-fluechtlingen-albanien-ist-ein-sicheres-herkunftsland.7f1dda2b-e0b3-489d-8d19-77ed89be8d37.html