Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministrja britanike pret Juncker në kuadër të bisedimeve për ‘Brexit’

Theresa May do të presë sot në Londër presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker për bisedime për Brexit disa ditë para samitit të 27 vendeve të BE-së destinuar për të vendosur linjat e kuqe në negociatat për Brexit.

Juncker, i ftuar nga kryeministrja konservatore britanike, do të shoqërohet nga Michel Barnier, kryenegociatori i Bashkimit Evropian.

“Gjatë një darke pune në Downing Street, tre zyrtarët do të diskutojnë për procesin e negociatave të nenit 50”, theksoi zëdhënësja e Komisionit, Mina Andreeva.

Bëhet fjalë për takimin e parë mes Juncker dhe May që prej fillimit më 29 mars të këtij neni, pikënisja e dy viteve negociata në përfundim të të cilave Britania e Madhe do t’i thotë lamtumirë Bashkimit Evropian.

Please follow and like us: