Albspirit

Media/News/Publishing

Raporti për lirinë e medias: Shqipëria me probleme serioze, AMA e politizuar

Liria e medias në Shqipëri ka probleme të dukshme dhe serioze që vijnë kryesisht nga ndërhyrja e politikës. Ky është përfundimi i raportit të përvitshëm për Lirinë e Shtypit nga Organizata Reporterët pa Kufij.

Shqipëria renditet në vendin e 76 nga 180vende të marra në shqyrtim dhe ka një përmirësim prej 6 vendesh krahasuar më një vit më parë. Gjithsesi, Shqipëria vazhdon të jetë mes vendeve me probleme serioze në lirinë e shtypit e të gazetarëve.

Raporti thekson se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), autoriteti që mbikëqyr zbatimin e ligjit të mediave dhe jep licencat televizive, është i politizuar. Po ashtu, informacioni nga institucionet shtetërore vazhdon të jetë i kufizuar dhe i vështirë për tu siguruar si nga gazetarët, ashtu dhe nga qytetarët.

Sipas raportit, legjislacioni që garanton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit duhet zbatuar më mirë.

Rekomandimet e raportit të “Reporterëve pa Kufij” janë pothuaj të njëjta me ato të Komisionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në rajonin e Ballkanit, më dobët vlerësohet Maqedonia duke u renditur në vendin e 111-të. Ndërsa si vendet me lirinë më të lartë të shtypit në botë renditen Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Please follow and like us: