Albspirit

Media/News/Publishing

Tallja e Ramës me Metën që nxinte pas dështimit të negociatave

Kur krerët e koalicionit të majtë dolën nga Pallati i Kongreseve të gjithë teleshikuesve që po përcillnin me ankth rrezultatin i bëri përshtypje një pamje që nuk do të shlyhet nga kujtesa lehtë. Ilir Meta nxinte në fytyrë. Arsyet për këtë mund të kenë qenë disa: E para se Rama i tha krejtësisht “PO” formulës së tij për një qeveri besimi, pra propozimit të kreut të kuvendit se Rama le të mbetej kryeministër po me ca ministra teknikë. Së dyti se ai megjithëse me vështirësi hoqi dorë nga përbetim se data e zgjedhjeve nuk shtyhet.

Një opsion tjetër mund të jetë që Meta të ketë menduar se tani pas këtyre tërheqjeve të kryeministrit, ai e ka të pamundur të thotë, nuk shkohet në zgjedhje pa opozitën asaj i duhen bërë disa lëshime.

Ndoshta në ato momente Ilir Meta e ka kuptuar se ai edhe duhet të shkojë në një palë zgjedhje ku nuk do të marrë pjesë PD-ja, edhe më keq se kaq ndoshta do ti duhet të luajë rolin e opozitës pasi ka deklarauar se nuk merr pjesë në asnjë koalicion që i siguron vetë 71 deputetë.

Për këto dhe për dhjetra arsye të tjera se do detyrohet të jetë pa pushtet, Ilir Meta nxitne nga përfundimi i kësaj loje që kontribuoi shumë ta frynte edhe vetë. Pikërisht këtë “gjëmë” ka vënë re edhe Edi Rama që me gjithë hallin e madh që e kishte zënë për vete, nuk ka duruar dot pa ngacmuar gjithë cinizëm atë që është ende aleati i tij.

“Po ti pse je mërzitur o Ilir, Unë i plotësova të gjitha ato që ishin kërkesat e tua” e ka dëgjuar një njeri aty pranë Ramën.

“Po si do shkojmë kështu në zgjedhje” ka thënë Meta nëpër dhëmbë, para se të dilte në publik me fytyrën që e panë të gjithë./lapsi/

Please follow and like us: