Albspirit

Media/News/Publishing

Thaçi: ‘Mig’-ët rusë të Serbisë janë kërcënim për BE dhe jo deklaratat e mia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në. Thaçi deklaratat e tilla i ka quajtur të gërditshme dhe neveritëse.

Tutje ai është shprehur se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij.

“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek “Mig”- at rusë”, ka thënë Thaçi.

“Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, deklaroi ai.

Please follow and like us: