Çifti i ardhshëm presidencial i Francës, “dashuria” që tejkaloi pritshmëritë
Dashuria e Emanuel Macron me mësuesen 24 vjet më të madhe në moshë ishte bërë «thashethemi i ditës» në qytetin francez të Amiens, kur ish-ministri 39-vjeçar i financave ishte 15 vjeç. Edhe pse sondazhet tregojnë se Emmanuel Macron do fitojë lehtësisht rivalen e ekstremit të djathtë Marin Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe së bashku me partneren e tij Brigitte Tronie së shpejti do të instalohen në Pallatin Elysee, diferenca e madhe e moshës mes çiftit është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e më shtypit ndërkombëtar.
Kristian Monzou, një ish-mësues i anglishtes së Emmanuel, foli për gazetën britanike Daily Mail në lidhje me “skandalin” që tronditi qytetin e Amiens, kur u zbulua dashuria e studentit mitur të një shkolle jezuite private dhe bjondes mahnitëse Brigitte Tronie, profesore e Kursit të dramës, e martuar me një punonjës banke dhe nënë e tre fëmijëve.
Kristian e përshkruan Emanuelin si nxënës karizmatik që në vend të lojërave, preferonte leximin, ndërsa Brigitte ishte një mësuese që gëzonte mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve për “mësimet dhe përgatitjen! Macron ishte vetëm 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte dhe siç thonë ish-shokët e klasës, të gjithë e dinin se nxënësi dhe mësuesja ishin shumë afër, por mendonin se kjo ishte një marrëdhënie platonike.
Prindërit e Emmanuel u zemëruan kur mësuan për marrëdhënien e djalit të tyre adoleshent me mësuesen 24 vjetër më të madhe në moshë, Brigitte Tronie. Babai i tij, Jean Michel e dërgoi në shkollë në Paris për ta larguar nga Brigitte dhe për t’u përgatitur për pranimin në universitet. “Qëndro larg djalin tim deri në moshën 18 vjeç”-mësohet t’i ketë thënë babai i Macron mësueses së dramës.
Lideri i lëvizjes “En Marche”, Emanuel Macron dëshiron të ketë sukses dhe të fitojë presidencën e Francës, për dy arsye. Së pari për t’i provuar babait të tij se ai nuk bëri gabim që vuri Brigitte në krahun e tij, sepse ajo është një grua që e mbështet dhe e frymëzon dhe nga ana tjetër t’i tregojë të dashurës së tij se nuk e kishte gabim që trazoi jetën e saj.