Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj flet pas lirimit: Ishte përballja e shqiptarëve. Fitoi e drejta

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është pritur me ovacione nga mbështetësit e tij të shumtë në dyer e gjykatës së Kolmarit.

Drejtësia franceze vendosi ti thotë jo kërkesës së Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin e Kosovës.

I emocionuar Ramush Haradinaj ka folur për mediat dhe mbështetësit duke thënë se “Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Do të marr pasaportën që e kam ende në polici dhe do të nisem”, tha ai. Më tej, i pyetur nëse është i kënaqur me vendimin, ai tha “kam humbur 4 muaj kohë megjithatë kjo ishte përballja e shqiptarëve dhe fitoi e drejta jonë”.

Siç shihet nga video: Me dhjetëra mbështetës janë aty për të pritur Haradinajn.

Please follow and like us: