Nëse zgjidhet Meta, në 18 qershor votohet edhe pa opozitën. Tonet e Ruçit, lojë politike PS-LSI
Gazetaria Eni Vasili ka komentuar situatën politike ku ndër të tjera ka nënvizuar se tonet e ashpra të kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi nga foltorja e kuvendit drejtuar Ilir Metës, janë lojë politike mes PS-LSI.
Vasili komentoi dy skenare se si mund të zgjidhet çështja e presidentit.
Ajo gjithashtu foli për mundësinë e bërjes së Ilir Metës president i Republikës.
Tonet e ashpra të Ruçit
Flas për një lloj skenari politik që i thërret PS dhe LSI-në në një lloj pakti të mëparshëm. Sot flitet dhe idea e Metës president.
Nëse do pranohej ky skenar, do kuptohej ky shpërthim i Ruçit. Pritet një mbledhje e grupit të LSI-së për të mbajtur një qëndrim të zyrtarizuar.
Tonet e ashpra të Ruçit ishin një lojë politike e PS dhe LSI-së, se nëse Meta zgjidhet president, 18 qershori do jetë padiskutim data e zgjedhjeve, pa praninë e opozitës.
Ekziston dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme, që në një farë mënyrë do ruante paqen e të gjitha partive politike, do nxirrte PD-në nga çadra.
Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, edhe opozita do dilte disi e paprekur nga kjo krizë e gjatë politike. Por unë i besoj më shumë skenarit të parë.
E do Meta Presidencën apo është i detyruar?
Jo, posti i presidentit është posti më i rëndëisshëm i përfaqësimit shtetëror. S’e ka refuzuar ndonjë, përveç Kadaresë, e aq më pak Ilir Meta, që është politikan karriere.
Mendoj se presidenti është post i rëndësishëm. Ka qenë qëllim dhe i Fatos Nanos të jetë President, por s’e ka mbështetur PS dhe Rama. Meta ka dashur ta veshë petkun e një personaliteti mbi palët
Ruçi tha ne i kemi 71 vota për ta zgjedhur presidentin
Nuk ka nevojë për presion nëse është kështu. Edhe Meta e quan Kodin Zgjedhor të mallkuar, pra PS i ka votat për ta zgjedhur. Kjo është pjesë e lojës politike drejtuar PD-së, si për t’i thënë që të pritëm. Por Basha thotë: O gjithçka, o asgjë!
Këto komente ajo i bëri rë në rubrikën “Opinion” në News24.