Albspirit

Media/News/Publishing

Partitë politike do të përfitojnë 650 milionë lekë në zgjedhjet e 2017

Përpos çështjes së presidentit, parlamenti ka futur sot në rendin e ditës një projektvendim për përcaktimin e fondit që do të përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2017. Sipas thuhet në projektvendim, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë votash, fondi për këtë vit do të jetë 65 milionë lekë të reja.

Më pas do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili do të bëjë ndarjen e tij. Bazë për ndarjen e 65 milion lekëve të reja është rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Shumicën e fondit, sipas një formule të detajuar pritet ta marrë Partia Socialiste, e cila ka marrë një numër të konsiderueshëm votash dhe deputetësh në 2013. Pas saj do të jetë PD-ja dhe më pas LSI-ja. Nga ana tjetër financimii partive poltike ka qenë gjithmonë një debat i madh, për shkak se asnjëra prej tyre nuk i deklaron shpenzimet dhe burimin e financimit në fushata elektorale.

 

Please follow and like us: