Rama në Top Story: Përse nuk dhashë dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet që sipas tij “e detyruan” të mos jepte dorëheqjen për t’i dhënë mundësi opozitës të futej në zgjedhje.
“Nëse do të ishte një karrige që unë e kisha marrë nga shtëpia që ma kishte dhënë Aneta. Kjo nuk është një karrige. Është një përgjegjësi që kam kanë dhënë të tjetër. Cfarë do të mendonin ata nëse unë e lija këtë detyrë pa përfunduar” – tha Rama në Top Story të Sokol Ballës.
Kreu i qeverisë tha se një qeveri teknike nuk do të sillte siguri.
“Qeveria teknike do të sillte mungesë stabiliteti dhe besueshmërie. Ne nuk mund ta lejonim krijimin e një precedenti të tillë. Ne nuk mund të iknim sepse një pjesë e një elite politike thotë: “Ikni ju të vijmë ne”.
Please follow and like us: