Albspirit

Media/News/Publishing

Stoltenberg: Turqia është aleati kyç i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”, raporton AA.

Stoltenberg ka marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së i cili është mbajtur në kryeqytetin Valletta të Maltës dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.

Pas një pyetjeje në lidhje me pezullimin e kryer ditën e djeshme në Turqi për më shumë se 9 mijë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY), Stoltenberg, tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”.

Please follow and like us: