Albspirit

Media/News/Publishing

Trump dhe marrëveshja tregtare SHBA-Kanada-Meksikë

Presidenti Donald Trump tha se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe Kanadanë janë të mira dhe se sipas tij, është “shumë e mundur” që tre vendet të bien dakort për rishikimin e marrëveshjes 23 vjeçare të Tregtisë së Lirë në vendet e Amerikës së Veriut, e njohur me emrin NAFTA.

Në një koment në Twitter presidenti njoftoi se bisedoi dje në telefon me presidentin meksikan Enrique Peña Nieto dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau. Ata i kishin kërkuar rinegocimin e marrëveshjes në vend të shfuqizimit të saj, siç kishte kërkuar fillimisht presidenti Trump.

Por zoti Trump shkruante se “nëse nuk do të arrihet një marrëveshje që të jetë e mirë për të gjithë, atëherë do t’i japet fund NAFTA-s”.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, zoti Trump e ka sulmuar shpesh marrveshjen NAFTA, duke e quajtur atë një “katastrofë”. Sipas tij ajo ka krijuar disavantazh për punëtorët amerikanë, veçanërisht pas zhvendosjes së kompanive amerikane në Meksikë në kërkim të një krahu të lirë të punës.

Presidenti Trump i ka tërhequr tashmë Shtetet e Bashkuara prej Partneritetit të 12 vendeve të Trans-Paqësorit negociuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama. Megjithatë kjo marrëveshje nuk ishte ratifikuar nga Kongresi.

Në një deklaratë të qeverisë meksikane për telefonatën mes presidenti Trump dhe atij Peña Nieto, thuhet se udhëheqësit ranë dakord se për vendet do të ishte më e lehtë të ruanin marrëveshjen sesa ta zhbënin atë dhe se do të bashkëpunohet me Kanadanë për negociata të suksesshme.

Të mërkurën, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kanadeze tha se Kanadaja ishte e gatshme të ulej në tavolinë për këtë çështje në çdo kohë.

Please follow and like us: