Ambasada e SHBA uron presidentin e ri, Ilir Meta
Pak minuta pas zgjedhjes si President i Republikës, ka ardhur dhe urimi i parë për Ilir Metën.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është selia e parë diplomtike që ka uruar kreun e ri të shtetit. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.
Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar.