Çuçi dhe Kumbaro përurojnë vendosjen e katër hunjve elektrikë me vlerë 47.5 milionë lekë
Koordinatori i PS për Qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi, ka përuruar një investim shtyllash elektrike nga OSHEE në zonën e Dropullit si vepër që kap shifrën e 47.5 milionë lekëve. Për katër shtylla të vendosura në zonën e Dropullit, Çuçi kishte marrë me vete edhe Kumbaron, si dhe administratën e OSHEE, ndërkohë që asnjë banor i zonës nuk ishte i pranishëm. Binte në sy mungesa e kreut të bashkisë së Dropullit por mësohet se ai ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet tërësisht propagandues politik qeverisës.
Me këtë takim, Çuçi, ka deklaruar se dita e sotme ishte dita më e bukur e jetës së tij, në vendosjen e hunjve në Dropull për rrymën elektrike.
Prezenca e Çuçit në Dropull, ka qenë e qëllimshme pasi i ka dërguar një “selam” të qartë Tavos në zonën ku ai në dy zgjedhjet e fundit, ka qenë fitues.