Erdogan: Presim që vendi të rikthehet në stabilitet
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për zhvillimet e djeshme në parlamentin e Maqedonisë, deklaroi se këto ngjarje janë shqetësuese dhe se dhuna nuk është zgjidhje për asnjë problem.
Ai kërkoi që në Maqedoni të kthehej sa më parë qetësia dhe stabilitetit.
“Të gjithë së bashku ndoqëm ngjarjet që ndodhën dje në Maqedoni. Shqetësuese janë ngjarjet që ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të parlamentit. Dhuna nuk është zgjidhje për asnjë problem”, deklaroi Erdogan.
”Në emër të vendit tim unë ngushëlloj çdo person që është dëmtuar nga këto ngjarje atje. Veçanërisht presim nga komuniteti turk atje, që të qëndrojë larg ngjarjeve, ashtu sikurse edhe ka qëndruar deri më tani. Dëshirojmë që shteti vëlla dhe mik, Maqedonia, t’i kthehet sa më shpejt qetësisë dhe stabilitetit”, theksoi ai.