Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn e Mogherini: Dënojnë sulmet ndaj deputetëve në Shkup. Dhuna nuk ka vend në Kuvend

Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, përmes profilit të tij në Twitter ka dënuar në mënyrë të ashpër dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni pas hyrjes së demostruesëve në kuvend.

“Dënoj sulmet ndaj deputetëve në Shkup në termin më të fortë. Dhuna nuk ka vend në Kuvend. Demokracia duhet të vazhdoj rrugën e saj”, ka thënë Hahn.

Përfaqësuesuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini ka deklaruar se Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament.

Dy përfaqësuesit e BE kanë përshëndetur zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

“Demokracia duhet të vazhdojë në rrugën e saj. Ne mirëpresim pozitivisht në zgjedhjen e Talat Xhaferi, si kryetar i Parlamentit. Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë për të shkuar përpara dhe nxisim të gjithë aktorët politikë të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojë në frymën e parimeve demokratike” kanë thënë Mogherini dhe Hahn.

Ata shtuan se “më në fund Maqedonia është një vend kandidat për në BE dhe BE-ja është e gatshme të punojë me Parlamentin në reformat e nevojshme që do të ndihmojë pranimin e saj në union”.

Please follow and like us: