OSBE e dënon fort dhunën në Shkup
Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar dhunën e sotme në Maqedoni. Protestuesit maqedonas kanë hyrë brenda parlamentit të Maqedonisë, me ç’rast janë lënduar disa deputetë, në mesin e tyre edhe Zijadin Sela. Në krye të Kuvendit të Maqedonisë është zgjedhur Talat Xhaferi, dhe kjo ka shkaktuar tensionimin e situatës. “Dënojmë incidentin në Shkup. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Duhet të rivendoset qetësia dhe rendi”, ka thënë OSBE përmes një postimi në Twitter.
Please follow and like us: