Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria i dërgon Europolit shenjat e gishtave të 4 deputetëve për verifikim

Prokuroria vijon hetimet në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, pasi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 200 për armëmbajtje pa leje, Prokuroria ka vijuar edhe tej procesin.​

Kështu, në zbatim të dekriminalizimit, Prokuroria i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave të katër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim. Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

Please follow and like us: