Albspirit

Media/News/Publishing

Hollande: Vota për Macron parandalon shtetin nga e djathta ekstreme

Presidenti i Francës, Francois Hollande u ka bërë thirrje francezëve që të zgjedhin Emmanuel Macron për president të Francës.

Raundi i balotazhit në mes të kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, të ekstremit të djathtë, do të mbahen më 7 maj.

Hollande më herët ka thënë se do të votojë për Macron, por nuk kishte dhënë instruksione për francezët, se kë duhet të zgjedhin për president.

“Duhet të merrni fletvotimit, për Macronin, dhe ta konsideroni atë si votë që do të parandalojë shtetin nga e djathta ekstreme”, deklaroi Hollande.

Votuesit, tha Holande, kanë përgjegjësi ndaj Evropës si dhe ndaj Francës, duke iu referuar kështu qëndrimit kundër BE-së të kandidates Le Pen.

“Pasojat do të ishin të mëdha nëse Franca do të largohej nga BE-ja. Zgjedhja e popullit francez është zgjedhje për Francën por gjithashtu edhe për Bashkimin Evropian”, është shprehur Hollande.

Please follow and like us: