Ilir Meta(j) “emërohet” President: U detyrova nga rrethanat
Ashtu siç pritej Ilir Meta ose Ilir Metaj siç e artikuloi Musa Ulqini bazuar në gjeneralitetet e gjendjes civile u emërua President i Republikës, me një procedurë formale në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishin të pranishëm deputetët e shumicës, të cilëtnuk dolën nga rreshti por votuan në unanimitet kandidaturën e bashkëkryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, ose për t’u kthyer pas në kohë të njeriut me bllok, për të cilin Partia Socialiste protestoi në 21 Janar, ku vranë 4 veta.
Urimin e parë për zgjedhjen si president Meta e ka marrë nga ambasada amerikane. Në një deklaratë të shkurtër dhe të thatë të selise diplomatike të SHBA-së thuhet se “Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”.
Në fjalimin e parë pa letër si president Meta tha se u detyrua nga rrethanat ta pranonte këtë post si dhe foli për nevojën që ka vendi për stabilitet stabilitet dhe për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Si president nuk është i pafuqishëm të imponohet, por mesa duket do vazhdojë të shantazhojë përmes LSI-së. Si shumë paraardhës të tij në këtë detyrë, Meta është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk përfaqëson unitetin e popullit, por vullnetin e dy njerëzve në funksion të së ardhmes së tyre politike./respublica/