Merkel do të takojë Putinin; në axhendë Siria dhe Ukraina
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, më 2 maj, në Rusi.
Njoftohet se bisedimet do të përqendrohen në luftërat në Siri dhe Ukrainë dhe çështje të tjera.
Udhëtimi i Merkelit në qytetin Soçi do të jetë vizita e parë e saj në Rusi në dy vjet.
Udhëtimi vjen në kohën kur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit vazhdojnë.
Marrëdhëniet janë përkeqësuar rëndë qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur revoltë kundër qeverisë në lindje të Ukrainës.
Në luftën që ka pasuar janë vrarë mbi 9,900 njerëz dhe ajo vazhdon pavarësisht një marrëveshjeje për armëpushim, në të cilën Merkel ka pasur rol ndërmjetësimi./REL/
Please follow and like us: