Albspirit

Media/News/Publishing

Rama lë jashtë listave 15 deputetë, ikën gruaja e këshilltarit dhe Alfred Peza

 Gjatë pasdites së sotme, Partia Socialiste pritet të bëjë publike listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit. Një pjesë e emrave që do të jenë kandidatë për deputetë janë bërë tashmë publik, ndërsa në media po flitet edhe për 15 deputetë të PS-së që kryetari Edi Rama nuk do i kandidojë.

Valentina Leskaj njoftoi pak orë më parë vendimin për të mos rikandiduar dhe fatin e saj do e kenë edhe dy veteranë socialistë Namik Dokle me Besnik Baren. Alfred Peza gjithashtu nuk do të përfshihet në listë, kjo edhe për shkak të hetimeve që ka nisur Prokuroria ndaj tij për pasurinë e pajustifikueshme.

Një tjetër mungesë do të jetë ajo e Ledi Shkrelit, bashkëshortja e këshilltarit të Ramës, Artan Shkreli. Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani nuk ka marrë gjithashtu ftesë nga Rama.

Deputetët që nuk do të jenë në lista: Valentina Leskaj; Besnik Bare; Ledi Shkreli; Luljeta Arapi; Bujar Çela; Namik Dokle; Ilir Xhagolli; Vexhi Muçmata; Shkëlqim Cani; Esmeralda Shkjau; Klodiana Spahiu; Eduard Bejko; Alfred Peza; Ylli Ziçishti; Vladimir Kosta.

Please follow and like us: