Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani nuk e fal Ilir Metën, refuzon kandidimin: LSI-së i jam mirënjohës, por…

Ylli Manjani duket se nuk ia ka falur Ilir Metës lehtësinë me të cilën pranoi vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta shkarkuar nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Manjani konfirmon se ka marrë një propozim për të qenë “thjesht listë, por jo për deputet”. Ai shpreh mirënjohjen për LSI-në, por njofton se do të vazhdojë të bëjë politikë si qytetar i lirë.

“Sa i takon lajmit të “jashtzakonshëm” të futjes sime në listë, sqaroj se: Sot jam propozuar për të qenë thjesht listë por jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë”, deklaron Manjani.

Ndërkohë, Ilir Meta ka konfirmuar se sot në darke do të dorëhiqet nga posti i kreut të LSI-së për shkak të zgjedhjes si president.

Please follow and like us: