Albspirit

Media/News/Publishing

27 parti që nuk u regjistruan në zgjedhje

Partitë e vogla siç duket nuk e kanë parashikuar siç duhet situatën e politike në vend.

Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mos dalë në një koalicion të përbashkët me Partinë Socialiste dhe djegia e afateve të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, i ka kapur të papërgatitura.

Kjo për shkak se ato përfitonin gjithmonë nga koalicioni me PS-në dhe nuk iu duhej të mblidhnin 1% të firmave të të gjithë votuesve për të hyrë në zgjedhje.

Por djegia e këtij afati bëri që disa parti me kryetarë, politikanë publikë, të mos futen dot në zgjedhje, në mungesë të firmave.

Kështu nga koalicioni i PS-së i vitit 2013 bie në sy Petro Koçi, Spartak Ngjela, Marko Dajti e disa të tjerë nuk do të mund të votohen dot në 18 Qershor.

Nga 17 parti që janë regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit, rezulton se vetëm 9 prej tyre kanë qenë në vitin 2013 me Partinë Socialiste në koalicion.

Ndërsa të tjerat, janë forca të krijuara së fundmi, si Bojaxhi, Blushi dhe Bilal Kola, FRD që në 2013 ka dalë e pavarur apo Mega, Aleanca Demokratike dhe PDIU që në 2013 kanë qenë me PD-në.

Partitë e majta që nuk u regjistruan dot

  1. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentino Mustaka
  2. Partia Ambjentaliste, Nasi Buzheku
  3. Partia Ardhmëria Shqiptare,Emin Subashi
  4. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
  5. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
  6. Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
  7. Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
  8. Partia e Punës e Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
  9. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Skënder Halili
  10. Partia G 99, Ervin Mete
  11. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, Preng Cuni
  12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
  13. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
  14. Partia Mendimi i Djathte Liberal, Mustafa Lici
  15. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
  16. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Afrim Jeshili
  17. Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
  18. Partia Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani
  19. Partia Socialpuntore Shqiptare, Ramadan Ndreka
  20. Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi
  21. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keci
  22. Partia Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela
  23. Partia Lëvizja Punëtore
  24. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Zef Bushati
  25. Partia Pajtimit Kombëtar
  26. Partia Aleanca Popullore, Fatjon Softa
  27. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti
Please follow and like us: