Akademikë, gardianë, dhe punonjës civil, Turqia pushon nga puna 4 mijë persona
Qeveria turke ka shkarkuar nga puna pothuajse 4,000 zyrtarë publike, në atë që duket të jetë spastrim i fundit në lidhje me grushtin e shtetit të korrikun e kaluar.
Autoritetet turke kanë shkarkuar më shumë se 3,900 persona nga shërbimi civil, ushtria dhe xhandarmëria,shkruan “BBC”.
Në mesin e të shkarkuarve ishin 1,127 punonjës të ministrisë së Drejtësisë, përfshirë edhe gardianët e burgjeve, punojnësit civilë, 484 akademikë dhe 201 punonjës nga ministria e Çështjeve Fetare.
Rreth 120,000 punojnës të ministrive apo sektoreve private janë pushuar tashmë nga puna, dhe mbi 40,000 të tjerë janë arrestuar.
Please follow and like us: