Arrestohet lideri opozitar në Bjellorusi
Drejtuesi i opozitës bjelloruse, Mikalay Statkevich, është arrestuar sërish nga policia, ndërkohë që bashkëshortja e tij Marina Adamovich thotë se arrestimi i tij ka lidhje me protestat e planifikuara anti-qeveritare që pritet të nisin.
Marina ka thënë sot se ajo nuk ishte në dijeni të arrestimit dh se policia e ka informuar atë se e kishte arrestuar të shoqin një ditë më parë, dhe do të mbahet në burg për pesë ditë. Ajo nuk ka treguar se për çfarë arsye është arrestuar lideri opozitar, por një protestë e madhe anti-qeveritare është planifikuar të mbahen në kryeqytetin Minks në datë 1 Maj.
Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidentit aktual bjellorus Alyaksandr Lukashenka, në zgjedhjet në vitin 2010, ishte arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor. Ai ka qënduar pesë vjet në burg.
Më 25 mars, Statkevich kishte planifikuar që të organizojë një protestë të madhe. Por, ai kishte deklaruar se para protestës ishte arrestuar nga zyrtarë të agjencisë së shërbimit KGB dhe ishte marrë në pyetje. Sipas tij, agjentët e KGB-së i kishtin thënë se ai përballej me akuza të renda për planifikimin e sulmeve terroriste në Bjellorusi që prej vitit 2011. Megjithatë, Statkevich ishte liruar tre ditë më pas për tu arrestuar sërish ditën e djeshme.
Please follow and like us: